E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han dhe Edvin Kuman, synime per vend te 4-et

Nje holandez do te gjykoje me 28 mars, ne "Qemal Stafa" derbin e dy trajnereve holandeze, Han-Kuman. Kombetarja shqiptare do prese ekipin e Hungarise, ne ndeshjen e radhes. FIFA ka percaktuar nje holandez per te gjykuar kete sfide. Trajneri kuqezi, Ari Han dhe trajneri i hungarezeve, Edvin Kuman do te vihen perballe, ne nje sfide percaktuese per vendin e katert ne grupin e pare. Mediat holandeze kane nenvizuar nder te tjera se trajneri i kombetares sone do te jete ne prove, per te permbushur objektivin qe ka shpallur ne krye te kuqezinjve. Por ne ndeshjen e pare ka triumfuar trajner, Edvin Kuman, me fitoren e Hungarise 2-0 ndaj kuqezinjve. Kjo ndeshje do te jete gjithashtu nje mundesi me shume e holandezit han, qe te rikuperoje ndaj patriotit te tij, Kuman. Ari Han, pas ndeshjes se fundit me Malten eshte kritikuar se tepermi per lojen e dobet qe zhvilloi ekipi yne kombetarja. Shqiperia barazoi 0-0, ne nje ndeshje ku per pak desh u mund, pasi ne pjesen e dyte kundershtari, nje ekip modest, krijoi me shume raste dhe mund te kishte fituar. Gjithsesi, barazimi e pozicionin Shqiperine ne vend te trete, ne grupin e pare. Vetem ne rast fitoreje me Hungarine, Shqiperia do te jete me prane objektivit dhe Ari Han, do te mund te justifikoje punen e tij ne krye te kombetares kuqezi.

Gjyqtari

Gjyqtari, Bjorn Kuipers qe do te gjykoje ndeshjen Shqiperi-Hungari eshte i njohur, me 28mars ne stadiumin "Qemal Stafa" do te gjykoje te merkuren tjeter nje ndeshje me rendesi ne Kupen UEFA, ate mes Zenit Shen Peterburgut dhe Shtutgartit. Por interesant do te jete gjykimi mes dy kombetareve qe drejtohen nga holandeze.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›