E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdini: Elbasani, i forte sa Vllaznia

Ne "Ruzhdi Bizhuta" do te luhet krye-ndeshja e javes se XX-te, Kategoria Superiore, mes elbasanasve dhe shkodraneve

Aranit Muraci

Trajneri i Elbasanit, Faruk Sejdini e sheh fitoren, si nje mundesi te mire, per te synuar ndonje sukses ne fund te ketij edicioni. Trajneri i ri Elbasanit, pas largimit te Mirel Joses, do te drejtoje verdheblute ne ndeshjen e pare, perballe nje kundershtari te veshtire, qe kryeson aktualisht Kategorine Superiore. Sejdini deklaroi dje per "Koha Jone" se lojtaret e ekipeve te tjera, nuk bejne diference me Elbasanin: "Kundershtarin nuk e njoh shume mire, vecse di qe eshte ne vend te pare", - thote Sejdini. "Njoh mire Elbasanin, me kaq dite sa kam punuar, por nuk mund te flas per gjendjet e ekipeve te tjera te Kategorise Superiore. Nuk mendoj se kane ndonje diference te madhe, prandaj Elbasani synon dhe do te luaje vetem per te fituar ne kete ndeshje". Vllaznia mund te kerkoje fitoren, por Sejdini vlereson se skuadra e drejtuar prej tij, nuk sheh ndonje diference. "Pervec faktit se kundershtari eshte ne vend te pare, nuk shoh ndonje diference tjeter. Elbasani do te luaje per fitore, ne kete ndeshje dhe deri ne fund, perballe cdo kundershtari. Asnje ekip nuk ben diferencen, ndaj do te kerkojme maksimumin nga ana jone". I pyetur se deri ne fund cili do te jete misioni i Elbasani, trajneri i sapoemeruar thote se matematika i lejon qe te pretendoje dy trofe. "Matematikisht mund te dalim kampion, ne kaq jave sa kane mbetur dhe ne pretendojme te fitojme ne fund, titullin kampion. Elbasani do te mjaftohet me nje fitore ndaj Vllaznise dhe gara do te rihapet edhe per Elbasanin. Ne kupe jemi ne cerekfinale dhe synojme te fitojme kete trofe. Trajneri i Elbasanit e sheh kampionatin e sivjetshem, me rivalitet ne krye, mes ekipeve pretendente, ku vetem ne fund do te percaktohet ekipi kampion. Por edhe ne fund skuadrat qe rrezikojne renin do te zhvillojne nje gare te forte mes tyre, qe do te thote se . "Deri sa te mbyllet kampionati, do te kete rivalitet, sepse jane disa ekipe qe mund te fitojne titullin dhe po ashtu ne fund rrezikojne disa skuadra, qe nuk bejne diference nga njera-tjetra. E rendesishme eshte qe futbolli te terheqe sa me shume tifoze, ne pjesen e mbetur te kampionatit. Gara ka nevoje per mbeshtetjen e tifozeve dhe vetem ne prani te tyre do te jete me interesante. Me vjen mire qe Elbasani perkrahet fuqishem nga tifozet", - perfundon Faruk Sejdini. Pas titullit kampion qe siguroi tre vjet me pare, Elbasani me merkaton e zhvilluar gjate janarit, kerkon te pakten nje trofe, ne pjesen e mbetur te ketij edicioni.

Paqja

Ne Peqin, Shkumbini ka bere paqe me Partizanin, pa nisur mire ndeshja. Presidenti i Shkumbinit, Ismaili ka ftuar tifozet e te kuqve qe te perkrahin fuqishem ekipin e tyre, duke iu premtuar se nuk do te paguajne cmimin e biletes.

Kategoria Superiore

Java e 20-te (sot, ora 14.30)

Teuta-Lushnja (L. Jemini)

Elbasani-Vllaznia (A. Taullau)

Besa-Tirana (S. Cekaj)

Shkumbini-Partizani (T. Latifi)

Dinamo-Apolonia (A. Janku)

Bylis-Flamurtari (E. Peza)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›