E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han i do kuqezinjte si Spanja

"Do te perpiqemi qe kunder Lihteshtejnit te zhvillojme nje loje shume sulmuese dhe te bazuar nga krosimet ne krahe. Ju do te shikoni pak a shume nje vendosje te lojtareve qe do te aplikohet edhe kunder Suedise. Kjo eshte fryma qe deshiron t'i jape kombetares trajneri holandez Ari Han ne premieren e tij para publikut shqiptar. Hani pelqen nje sistemin e lojes qe aplikoi Spanja ne Kampionatin Europian dhe qe ia doli te fitoje Euro 2008: 4-3-2-1. "Ky eshte sistemi me modern per momentin dhe qe pelqej une me shume", - tha Ari Han, ne "konferenca e tij te pare te vertete per shtyp pas prezantimit tim ne janar". "Me vjen me te vertete keq, -shtoi ai, - por kjo do te thote se nga ana tjeter se nuk kemi zhvilluar ndeshje, pervecse me Polonine", -tha ne fillim te fjales se tij, trajneri i perfaqesueses Ari Han. "Te pergatitesh vetem me nje ndeshje nje skuader per te arritur nje rezultat optimal eshte dicka tjeter. Por, megjithate kemi perballe nje kundershtar te lehte si Lihteshtejni. Dua te them se nuk eshte kundershtari qe une do te doja. Une kisha kerkuar nje skuader kundershtare qe luante me stilin e Suedise, dhe ketu kam parasysh ekipe si Norvegjia, Finlanda apo Islanda, qe luajne afersisht si Suedia, ose te pakten nje skauder me te forte, ndaj se ciles do te vendosnim edhe per nje rol tjeter te lojtareve apo me modul tjeter nga ai qe do te bejme ne ndeshjen kunder Lihteshtejnit. Me duhet te them se jam mesuar te improvizoj edhe kunder ketyre kundershtareve dhe di te bej me te miren". Trajneri holandez foli edhe per ceshtjen "Bogdani", pas lenies se sulmuesit te Kievos jashte miqesores kunder Lihteshtejnit. "Nuk ka asgje te vecante ketu. Ne kemi per nje pozicion sulmuesi tre opsione lojtaresh. Une do te ftoj gjithmone vetem dy lojtare sulmues, ndryshe nuk do te kishte vlere. Bogdani ka nevoje te pakten te zhvilloje nje pergatitje te mire, pavaresisht se une i di vlerat e tij. Ndersa Berisha eshte ne listen tone"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›