Elbasan/ Kapet "Porsch"-i i vjedhur ne Itali
Agjentet zbulojne makinen luksoze qe dyshohet se eshte vjedhur ne Itali. Nen hetim eshte vene drejtuesi i mjetit, i cili mesohet te jete shprehur se e ka blere tek nje tjeter person. Seksioni kunder trafiqeve te paligjshme ne Drejtorine e Policise se Elbasanit ka sekuestruar diten e djeshme automjetin tip "Porsche", me targe TR 4883 P, me drejtues Rigers K., 21 vjec, me banim ne lagjen "Emin Matraxhiu". Burime zyrtare thane se identifikimi i automjetit u krye ne baze te informacioneve te marra dhe nga verifikimet e kryera nga seksioni kunder trafiqeve. Nderkohe qe 21-vjecari do te hetohet ne gjendje te lire, kurse ne ceshtje eshte perfshire edhe Interpol Tirana.
F.S.
F.S.