E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikoi deftesen per punesim, kapet i denuari

Vlore- Tentativa per te gjetur pune duke perdorur nje diplome te falsifikuar te shkolles se mesme i ka kushtuar prangat nje 30-vjecari nga qyteti i Vlores. Policia beri te ditur dje se ndaloi nepermjet agjenteve te krimit Ekonomiko-Financiar Gentian Ramen, i cili ishte i shpallur ne kerkim per falsifikim de i denuar me nje vit burg nga gjykata per kete veper. I riu kerkohej prej vitit 2007, kur u zbulua nje deftese e shkolles se mesme te cilen ai e kishte depozituar si dokument ne nje institucion per punesim. Gjykata e Vlores e ka denuar ne muajin Maj te vitit te kaluar Ramen me nje vit burg ne mungese per vepren penale te "falsifikimit te dokumenteve shkollore". Nderkohe qe prokuroria kishte nxjerre me pare edhe urdhrin e ndalimit te 30-vjecarit qe eshte kapur vetem diten e djeshme. Mesohet se Rama ka falsifikuar deftesen e shkolles se mesme ne nje nga institucionet arsimore ne qytet dhe pritet te ndermerren hetime te tjera per te zbuluar autoret e ketij akti. Hetimi dhe gjykimi ndaj tij jane bere ne mungese prej vitit te kaluar.

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›