Tenton t'i jape fund jetes duke pire ilac minjsh
Tirane - Nje 24 vjecare ka tentuar t'i jape fund jetes diten e djeshme. Dhurata Ramazani, 24 vjece banues ne Tirane ka tentuar te vete helmohet duke pire ilac minjsh. Ngjarja ka ndodhur ne oren 12 : 00 te paradites se djeshme ne afersi te Kamzes. Efektivat e komisariatit nr. 5 Tirane te cilat kane shkuar menjehere ne vendngjarje kane bere me dije se vajza ka tentuar t'i jape fund jetes si pasoje e nje depresioni qe ka kaluar ne ato momente. Ndersa mesohet se Ramazani eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtrak Tirane ne te cilen ka marre edhe ndihmen e menjehershme. Aktualisht ajo ndodhet jashte rrezikut per jeten.