Ari Han, i ftuar VIP në diskotekën Boa

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, holandezi Ari Han, ka marrë pjesë në një festë në Shtutgart, ku shampanja dhe pijet e tjera alkoolike kanë shkuar lumë.
Kërcimi dhe muzika i kanë shoqëruar gjatë gjithë natës. Bëhet fjalë për një festë të veçantë, e cila ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm: diskoteka “Boa” kishte të dielën 32-vjetorin e ditëlindjes së saj.
Pronarët e kësaj diskoteke të qytetit të Shtutgartit kishin ftuar shumë personazhe VIP, mes të cilëve edhe trajnerin e Shqipërisë, Ari Han, i cili ka qenë më parë trajner i skuadrës së këtij qyteti (Shtutgartit). Lajmi është bërë i njohur në faqet e gazetës “Esslinger Zeitung”.
Në këtë ditëlindje të diskotekës “Boa” merrnin pjesë 1000 persona, ku veç Hanit ishin edhe të famshmit Boris Beker, Ralf Shumaker, Liza Minelli, princi Albert etj.