Del Piero: Kryesimi i Interit do të zgjasë edhe pak
Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, thotë se koha e qëndrimit të Interit në krye të tabelës është e kufizuar. Nerazzurët barazuan në takimin e fundit kundër Cagliarit, ndërsa Bianconerët me fitoren kundër Sienas ngushtuan diferencën në katër pikë me liderin tabelës. "Me fitoren kundër Sienas dhe barazimin e Interit në anën tjetër, jemi më afër kreut. Mirëpo ata duhet të lëshojnë më shumë pikë". "Deri në fund të kampionatit ka edhe shumë ndeshje, prandaj mendoj se qëndrimi i zikaltërve në krye të tabelës nuk do të zgjasë përgjithmonë", ka thënë ikona e Zonjës së Vjetër.