Trezeguet rikthehet në stërvitjet e plota
Sulmuesi i Juventusit David Trezeguet është rikthyer në fushën stërvitore me skuadrën bardhezi. Francezi ka kompletuar rikuperimin e tij nga operacioni i dyfishtë në gju dhe dje i është dhënë leje për të filluar stërvitjet me ekipin e trajnerit Claudio Ranieri. Stafi mjekësor i Juventusit ia ka përcjellë Ranierit se Trezeguet do të jetë në gjëndje për të luajtur në fund të muajit