Rijkaard afër rikthimit te Milan
Ish-trajneri i Barcelonës, Frank Rijkaard, është afër që ta zë vendin Carlo Ancelottit në postin e trajnerit të Milanit. "Sport" njofton se lojtari i dikurshëm i Milanit është shumë afër që të rikthehet në San Siro për ta drejtuar skuadrën kuqezi, sidomos pas rezultateve të dobëta të Ancelotti këtë sezon, përkundër yjeve që ka në skuadër. Gjithmonë sipas "Sport", Rijkaard do ta emërojë si asistent të tij Johan Neeskens me të cilin ka punuar te Barca. Ndërsa lojtari i parë të cilin dëshiron ta transferojë në Milan është kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, i cili qe një kohë të gjatë është në planet e Rossonerëve.