E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han, largimi kushton 100 mije euro

Aranit Muraci

Kostoja financiare, ne rast se shkarkohet trajneri i kombetares sone Ari Han, mban ne dileme drejtuesit e federates, per te marre nje vendim te tille. Nuk do te kishte asnje leverdi, nese do te largohej Ari Han dhe do te ulej nje emer tjeter, per te drejtuar kuqezinjte ne ndeshjet e mbetura. Ne kete rast, FSHF pervec se duhet te shlyeje nje per nje Ari Hanin, pasi nese e largon ne menyre te njeanshme, ky i fundit mund te ankohet ne FIFA, ku do te kerkoje qe te shlyhet ne baze te kontrates dhe i bie qe kostoja te jete dyfish, per ne vijim, sepse duhet te paguhet edhe trajneri i ri. Kushdo qofte emri tjeter, per aq ndeshje sa kane mbetur dhe duke marre parasysh emrat e kundershtareve tane, do ta kete te pamundur, per ta shpetuar kombetaren nga vendi i parafundit i grupit. Pas humbjes qe pesuan kuqezinjte ne Danimarke, holandezi nuk e dha doreheqjen nga posti i trajnerit. Nese do te kishte vepruar ne kete menyre, atehere emerimi i nje trajneri tjeter, qofte vendas, duke qene se per keta te fundit paga eshte me e ulet, do te ishte zgjidhja me ideale e mundshme. Ne rast se ne ditet ne vijim FSHF vendos per ta shkarkuar ne menyre te njeanshme holandezin, kostoja financiare pas ketij veprimi, do te jete afro 100 mije euro. Kaq eshte shuma, qe i mbetet FSHF-se per t'i paguar Ari Hanit, ne baze te kontrates se nenshkruar, kur holandezit iu besua stoli kuqezi. Ne baze te kontrates 2-vjecare qe nenshkroi ne fillim te vitit 2008, Ari Hanit i mbeten edhe 9 muaj, per te drejtuar kuqezinjte. Deshtimi i kuqezinjve ne eliminatoret e Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010", nuk kerkon me asnje analize. Edhe per ekipe te tjera, pesha kryesore e fajit i mbetet trajnerit. Fundja ky i fundit i zgjedh lojtaret. Ari Han eshte justifikuar pas tre ndeshjeve te fundit, nder me negativet ne historine e viteve te fundit, se keta jane lojtaret e Shqiperise dhe se kur gabojne ne fushe, shanset per te luajtur mire, apo per te arritur ndonje rezultat pozitiv, nuk jane te medha. Para ndeshjes me Portugaline, kombetarja jone duhet te mendoje per pasardhesin e holandezit. Pritet nje reformim i kuqezinjve. Pervec trajnerit qe do te pasoje Ari Han, "reforma" per rinovimin e kombetares, mesohet se sa vjen dhe po hyn ne mode.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›