Surprizat e "Akademise se Yjeve" ne tv "Klan"
Nata e pare e "Akademise se yjeve" ishte nje sukses i vertete per televizionin "Klan". Ngritja e siparit nen drejtimin elegant te Zana Celes, eshte pasuar me parakalimin e konkurrenteve, te ndare sipas skuadrave: blu dhe te kuq, qe kane surprizuar publikun. Ishte kjo nje perzgjedhje inteligjente e organizatoreve, qe ka percjelle tek teleshikuesit frymen e garimit artistik, por edhe politik, duke qene se jemi ne prag fushate. Jane prezantuar kryetaret e grupeve qe kane percjelle dhe opinionet e konkurrenteve per divizen e ngjyres qe perfaqesonin. Para mikrofonit, 6 konkurrente kane shpjeguar simpatite e tyre (partiake ose jo), duke nxjerre ne pah edhe fantazite e tyre rinore. Nuk kane harruar as argumentet, se cila parti do te fitoje ne zgjedhjet e qershorit, gjithmone sipas bindjes se tyre. Gara eshte hapur nga Desjana dhe Xhusin, me nje nga kenget me te degjuara te momentit "Non ti scordare di me", kenduar nga italiania Giusy Ferrero. Pas diskutimit dhe gjykimit te konkurrenteve, skena eshte elektrizuar nga interpretimi i nje tangoje (baleti latin), nga profesoret Enada Hoxha dhe Gerti Vaso. Ivana dhe Artesi demonstruan pas profesoreve kercimin e tyre, duke fituar duartrokitjet e nxehta te skuadrave perfaqesuese dhe padyshim edhe kritikat e kundershtareve dhe pedagogeve te kritikes.
Pas prezantimit te hip-hop-it nga balerinet profesioniste, Erisi dhe Ergi kane percjelle emocionet e kercimit me te preferuar te brezit te ri.
Arti dhe Stefani, si dhe dueli mes Elhajdes dhe Nites, kane ndezur fort debatin mbrojtes-kundershtare, qe nuk nguruan te jepnin opinionet e tyre ndaj interpretimit, duke treguar ne to dhe ndonje antipati personale. Silvestri dhe Elda kane vazhduar sfiden e tyre ne kercimin xhaz dhe pas opinioneve, drejtuesja e "Akademise" njoftoi perfundimin e televotimit nepermjet sms-ve dhe renditjen e konkurrenteve.
Atmosfera eshte ndezur nga kandidimi i fituesve te nates se pare te spektaklit, qe i takoi skuadres blu. Kane shpetuar fale klasifikimit tre konkurrente, nderkohe qe per fat te keq "hedhja" ne panel e emrit te Erisit, ka perkuar dhe me nje rezultat te ulet televotimi. Juria ka vulosur eleminimin perfundimtar te saj nga konkurrimi, duke i dhene fund endrres se Erisit per te qene nje yll i "Akademise se yjeve".
Patricku: Grate nuk munden dot
Ka qene nje dite e karakterizuar nga debati fitues-humbes ne skene. Konkurrentet kane shprehur mendimin e tyre, pro dhe kunder. Interesante kane qene shigjetimet mes duelanteve ne sfide. Djali me nenshtetesi amerikane, Patriku, ka demonstruar ne menyre te cuditshme protesten e tij, duke veshur me nje t-shirt te shkruar "Grate nuk munden dot". Nje menyre origjinale "alla amerikane", per te reaguar ndaj eleminimit te lideres se grupit te tij. Interesante ka qene edhe debati mes dy profesoreve te baletit, Enada Hoxha dhe Gerti Vaso mbi Elden dhe Silvestrin.
Top Lista e Klasifikimit
Labinot Avdiu
Elhaida Dani
Elda Zeneli
Adela Lami
Patrick James
Desjana Kamberaj
Silvester Shuta
Ivana Metaj
Xhusi Pasho
Art Lokaj
Luiza Rusi
Ardiana Ismaili
Stefan Morena
Nita Latifi
Fiorela Prenci
Gjoanina Frangaj
Jurgen Bala
Artes Feruni
Neritan Mataj
Ergi Zaloshnja
Ardita Tusha
Erjola Tolaj