E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apolonia, lojtaret dy muaj pa rroga

Lojtaret e Apolonise se Fierit prej dy muajsh nuk jane paguar dhe ky fakt ka sjelle zemerimin e tyre. Sipas vete futbollisteve, mesohet se ata nuk kane marre rrogen mujore, qe prej muajit shkurt. Kerkesa e tyre e vazhdueshme, qe kane bere tek drejtuesit e ekipit dhe klubit, ka marre gjithnje nje pergjigje: "nese nuk arrini qe te shenoni, nuk do te kete as paga". Madje, kercenimi ndaj lojtareve te ekipit te Apolonise ka shkuar deri aty, sa u eshte komunikuar, nje dite me pare, se nese nuk shenojne gol edhe ne ndeshjen e radhes me ekipin fqinj te Bylisit te Ballshit, serish ata nuk do t'i marrin pagat e tyre. Ky justifikim ka indinjuar futbollistet e Apolonise, te cilet jane shprehur se ndihen te pamotivuar nese nuk do te paguhen, ne baze te kontrates. Mosmarrja e pages per dy muaj ka vene ne veshtiresi, lojtaret e huaj. Konfirmohet se lojtaret e huaj kane thene se nuk kane te holla as per te ngrene dhe jo me, te bejne plane per banesat me qira qe kane marre si dhe per detyrimet e tjera, sic jane konsumi i energjise dhe uji i pijshem.

Prane stadiumit "Loni Papuciu" ku eshte vendosur qendra e ekipit te Apolonise askush nuk jep nje pergjigje, lidhur me vonesen prej dy muajsh. Optimizmi vjen nga zyrat e bashkise se Fierit, drejtuesit e se ciles thone se problemi do te zgjidhet shume shpejt. Ne departamentin e finances se baskise, pohohet se ka pasur probleme me fondin e pagave qe i eshte vonuar futbollisteve, por nuk sqarohen me tej detaje.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›