E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruri, renia e cmimit nuk reflektohet ne nenproduktet e tij

Blerina Hoxha

Tregu vendas ka reflektuar me uljen e cmimit te bukes nga ulja e cmimit te miellit ne tregun nderkombetar, por nuk ka reaguar me uljen e cmimeve ndaj produkteve qe kane si lende te pare miellin. Po keshtu nuk eshte reflektuar ulja e cmimit te orizit pavaresisht se, situata ka ndryshuar ne tregun nderkombetar. Nga nje vezhgim i gazetes ne tregje, mesohet se cmimi per nje pako makarona vijon te jete i njejte gati me 90 leke si me pare dhe nje kilogram oriz, vijon te shitet me 150 leke. Pikat e pakices se shitjes se ketyre produkteve thone se, nuk mund te ulin cmimin per shkak se, shumica nuk ka aplikuar ulje. Ndersa importuesit nga ana tjeter njoftojne se, doganat nuk i kane ndryshuar referencat doganore, qe kur produktet shiteshin me cmime te larta. Per pasoje ne tregun vendas te gjitha nenproduktet e miellit dhe orizit, shiten me cmime te larta ndonese vlera e tyre ne tregjet e jashtme prej nga furnizohet Shqiperia, ka rene dukshem. Javen qe shkoi ne kryeqytet buka e cilesise se pare, u shitet me vetem 60 leke nga 80 leke qe shitej me pare, ndersa buka e zakonshme me 50 leke nga 70 leke qe ishte. Argumenti kryesor eshte ulja e cmimit te dritherave ne tregun nderkombetar dhe kryesisht grurit, i cili eshte pergjysmuar ne krahasim me nje vit me pare. Por kete vit cmimet e lendeve te para, kane pesuar renie ne teresi dhe ne kete kontekst edhe cmimi i dritherave dhe orizit. Renia e cmimeve ne keto produkte eshte ndikuar nga kriza globale dhe frenimi i rritjes se ekonomise boterore. Ulja e cmimit te bukes, ndikoi pozitivisht ne uljen e shpenzimeve familjare, por jo ne uljen e cmimeve te produkteve te tjera, qe perdorin si lende te pare miellin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›