Ari Han nuk largohet nga kuqezinjte
Anulimi i miqesores me Polonine solli peshtjellim dhe te gjithe filluan te mendojne se holandezi do ta braktise stolin kuqezi pa nje pa dy. Por e verteta eshte krejt tjeter. Ne federate konfirmojne se Ari Han jo vetem do te vazhdoje aventuren e tij me Shqiperine (aventure e cila nuk ka nisur ende mirefilli), por eshte vene ne kerkim te nje kundershtari, me te cilin kuqezinjte te zhvillojne nje takim miqesor brenda muajit maj. Gjithsesi, federata ka edhe nje plan B. Ne rastin me te keq, kuqezinjte do te grumbullohen dhe do te luajne me klubet e kategorise superiore. Deshtimi i tre miqesoreve radhazi padyshim qe i kane shkaktuar dhimbje koke trajnerit holandez, qe e sheh ende larg premieren e tij te vertete me Shqiperine. Pas anulimit te miqesores me Arabine Saudite dhe me Moldavine, miqesore te planifikuara per t’u zhvilluar ne fund te muajit mars, Shqiperia u hoq edhe nga lista e Polonise, e cila nuk mund te rrezikonte pergatitjet e saj per ne Euro 2008. Miqesoren kunder polakeve e pati organizuar vete trajneri Ari Han, pasi eshte mik me holandezin tjeter, qe drejton skuadren sllave, Leo Benhaker. Takimi do te zhvillohej ne Shtutgart, por vazhdimi i pezullimit te dhene nga FIFA e UEFA e detyruan Polonine te kerkonin nje kundershtar tjeter.
Je.Se
Je.Se