E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak-Afganistan, vriten 9 ushtarake

Pese ushtare amerikane jane vrare dje ne Irak, kurse nje tjeter britanik, nderroi jete pasi u aksidentua nga nje mine. Dy marinsa humben jeten nga shperthimi i nje bombe prane Ramadit, ndersa tre te tjere, 24 civile dhe dy police irakiane u plagosen gjate sulmit, u njoftua ne nje komunikate ushtarake te SHBA-se. Sakaq, dje nje ushtar amerikan humbi jeten nga shperthimi i nje bombe ne Basra, ndersa dy te tjere u vrane nga nje shperthim tjeter ne provincen Salaheddine, ne veri te Bagdadit'', njoftoi ushtria.

Incidenti tjeter ndodhi ne provincen e Helmandit, ne jug te Afganistanit, kur automjeti i ushtarit britanik ndeshi me nje mine. Mjeti gjendej ne nje autokolone furnizimi nga distrikti Greshek ne kamp Bastion, baza kryesore e trupave britanike ne Helmand.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›