E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavaja cel siparin e Festivalit Folklorik Tipologjik

Bashkepunimi mes Ministrise se Kultures dhe Bashkise se Kavajes ka bere qe nga sot dhe per tri net me radhe ne kete qytet te organizohet Festivali Folklorik Tipologjik i

kenges qytetar. I konsideruar nga specialistet e muzikes si eveniment teper i rendesishem kulturor per kete qytet, festivali do te ngjise ne skene ansamblet me te mira te kenges popullore nga e gjithe Shqiperia.

Ne traditen e ketij festivali, vendi organizator eshte qyteti fituesi i festivalit paraardhes. Vitin e shkuar ishte ansambli i qendres kulturore artistike “Aleksander Moisiu”, i Kavajes, fitues i edicionit te kesaj ngjarjeje artistike qe u zhvillua ne qytetin e Shkodres. Sheshi kryesor i qytetit do te shnderrohet ne nje skene te madhe ku te gjithe grupet pjesemarrese ne kete festivale folklorik do te performojne pjeset me te mira te folklorit te zonave te tyre. Grupet jane nga Tirana, Durresi, Kavaja, Fieri, Vlora, Berati, Shkodra, Korca, Kruja, Dibra, Burreli, Elbasani etj., qe do te garojne per trofeun e ketij aktiviteti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›