E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krim e korrupsion, shkarkohen 3 ministra

Kryeministri bullgar, Sergei Stanishev, shkarkoi dje tre ministra kabineti, me akuzat e krimit dhe korrupsionit. Ai argumentoi vendimin me perpjekjen per te shmangur rrezikun qe te humbe miliona euro ndihma te BE-se lidhur me deshtimin e Sofjes per te ndaluar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Zyra e shtypit e qeverise konfirmoi se Stanishev ka shkarkuar ministrin e Bujqesise, Nihat Kabil, ministrin e Shendetesise, Radoslav Gaidarski dhe ministrin e Mbrojtjes, Veselin Bliznakov.

Stanishev, duke u perpjekur te rifitoje popullaritetin e humbur perpara zgjedhjeve te vitit 2009, do te caktoje gjithashtu nje zevendeskryeministre per te mbikeqyrur dhe kontrolluar te gjitha ndihmat e BE-se, pasi Brukseli ngriu nje pjese te fondeve, lidhur me dyshimet per mashtrim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›