E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han, sot trajner i Shqiperise

Ari Han do te preke token shqiptare ne oren 13.00 dhe do te prezantohet para mediave dy ore me pas, ne sallen e konferencave te hotel "Rognerit" ne Tirane. Holandezi 59-vjecar sot do te jete "de fakto", trajner I Shqiperise, I 19-ti ne histori dhe pasues I Oto Baricit ne stolin kuqezi. Ish-trajneri I Fejenordit, Shtutgartit, Anderlehtit, Kines dhe Kamerunit, do te nenshkruaje kontraten me presidentin e FSHF-se Armand Duka, pasi ra dakord per te punuar 2 vjet ne krye te perfaqesueses.
16 667 apo 13 000 euro ne muaj
FSHF do t'i paguaje Hanit, pak a shume, te njejten rroge qe I jepte Baricit, por ai do te kete edhe shperblime per cdo pike te fituar. Nje burim ne Komitetin Ekzekutiv u shpreh per gazeten se rroga do jete 200 000 euro ne vit pra 400 000 ne dy vjet. Pjesetimi e nxjerr ne 16 667 euro ne muaj. Por burime prane Dukes pohojne se Han nuk do te marre me shume se 13 000 euro ne muaj. Shperblimet ne pike besohet te jene 7 000 per cdo pike te fituar, por varet edhe nga rendesia e ndeshjes.
Prag-doreheqja e Dukes
Me 21 nentor te vitit te kaluar, Shqiperia rrezikoi jo vetem te mbetej pa trajner te kombetares, por edhe pa president te FSHF-se. Kjo sepse Armand Duka u deklaroi lojtareve se do te jepte doreheqjen, pas humbjes 1-6 ne Rumani. "Nuk dua te merrem me me nje gje te tille, boll me", - mesohet se u shpreh Duka teper I zhgenjyer. Madje nje gje te tille ai ia tha edhe Baricit kur ky I deklaroi doreheqjen. Por Herr Oto thuhet se e kundershtoi: "Une nuk mund te jem me trajner I Shqiperise, por ti duhet te mbetesh ne detyre. Cdo trajner tjeter mund ta beje kete pune, pervec meje". Burimet prane FSHF-se pohojne se lojtare si Skela apo ndonje tjeter ndikuan qe Duka te qendronte ne detyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›