Figo i keshillon Interit portugezin Manish
Interi dhe portugezi Nuno Manish jane shume prane arritjes se nje marreveshjeje. 30-vjecari i cili eshte shume prane largimit nga Atletiko e Madridit pasi trajneri Havier Agirre e ka lene jashte skuadre per te treten here ne kete sezon mund te mberrije tek zikalterit kete muaj. Ka qene portugezi tjeter Lius Figo i cili ia ka mbushur mendjen trajnerit Roberto Mancini per te marre ne skuader bashkekombasin e tij, pasi trajneri zikalter e ka pelqyer gjithmone mesfushorin e Mancester Sitit, Elano. Tratativa duhet te zhbllokohet shume shpejt pasi portugezi po nxiton per te gjetur nje skuader ne te cilen mund te luaje ne vazhdimesi per te mos humbur Evropianin e ketij viti. Sot eshte dhe dita e pare e hapjes zyrtare te merkatos dhe nuk eshte cudi qe Manish te vishet zikalter qe sot.