Lipi pasuesi i Hitcfeldit te Bajerni?
Mund te filloi atje ku e la. Kampioni i Botes Marcelo Lipi pasi triumfoi ne Gjermani me kombetaren italiane mund te kthehet serish per te drejtuar Bajernin e Mynihut. Pas lajmit zyrtar se trajneri aktual i bavarezeve do te largohet ne fund te sezonit, menjehere drejtuesit e skuadres me prestigjioze ne Gjermani kane hedhur grepat per te marre trajnerin nga Viarexho. Kjo alternative behet edhe me konkrete nga deklaratat e trajnerit italian i cili vetem nje muaj me pare beri te ditur se ne 2008-en (dmth kete vit) do te kthehet per te drejtuar nje skuader. Duke pare qe te medhate e tjera si Milani, Roma, Interi, Juventusi, Mancesteri, Arsenali dhe Reali i Madridit jane ne rregull me trajneret e tyre, Lipit mund ti mbetet Bajerni i Mynihut alternativa e vetme. Shkak per largimin e Hitceldit ne fund te sezonit duket se jane bere rezultatet e dobeta qe skuadra bavareze ka marre ne javet e fundit te Bundesliges. Me blerjet qe u bene ne muajt e veres mendohej qe Bajerni do te kishte nje nivel me te larte ne kampionat dhe ne Kupen Uefa, por nuk ka qene keshtu. Pas nje fillimi te shkelqyer bavarezet kane rene ndjeshem madje duke lene dhe pike mjaft te vlefshme me skuadra te vogla ne fushen e vet. Nese nuk arrihet nje marreveshje me Lipin, gati mund te jete edhe trajneri i Barcelones Rajkard qe duket edhe me shume larg "Kamp Nout". Katalanasit duket se kane gati dhe alternativen qe eshte ish-trajneri i Celsit Zhose Murinjo.