E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard: Dua ta mbyll te Celsi

Sokol Xhihani
Mesfushori i Celsit Frenk Lampard ka pohur se deshiron ta mbylle karrieren ne "Stamford Bridge". 29-vjecari i cili ka edhe 18 muaj kohe ne dispozicion per te rinovuar kontraten e tij me blute e Londres ka bere te ditur se ka ndermend te qendroje ne skuadren e tij te zemres edhe per pese apo gjashte vite te tjera cka do te thote se kerkon ta mbylle karrieren te Celsi. "Nuk besoj se do te gjej nje dashuri me te madhe nga fansat ne ndonje skuader tjeter, - tha mesfushori qe deri me tani ka shenuar 99 gola per blute, - Nese do te me pyesnin se sa e dua Celsin nga nje ne dhjete, do te thoja me siguri te plote dhjete. Te gjithe ata qe rrine prane meje e dine shume mire se cdo te thote Celsi per mua. Ne jeten time menjehere pas familjes vjen Celsi. Jam shume i nderuar qe jam ne nje klub ku te gjithe me duan dhe me perkrahin". Gjithashtu Lampard ka theksuar se arsyeja e vetme qe bisedimet e tij per rinovimin e kontrates jane shtyre per ne fund te sezonit eshte se ai nuk do te turbulloje ujrat ne skuader pasi e gjithe vemendja eshte e perkushtuar ne kampionat dhe Ligen e Kampioneve. "Asgje nuk ka ndryshuar ne marredheniet e mija me klubin edhe pse kemi vendosur qe bisedimet per rinovimin e kontrates te shtyhen ne fund te sezonit - vazhdoi Lampard - Nuk dua qe tifozet te mendojne se une dua te largohem dhe per kete arsye nuk po e rinovoj kontraten. Une kam nje objektiv. Dua te arrij kuoten e 150 golave e cila mbahet nga legjenda Piter Osgud. Dua te vazhdoj te luaj deri ne moshen 35-vjecare dhe te jap gjithnje maksimumin", perfundoi Lampard.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›