E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari i pare per Korene e Veriut

Edhe Koreja e Veriut e ve emrin e saj ne listen e medaljeve te arta. Vendi komunist ende nuk kishte mundur t'i gezohej nje medalje te arte, ndonese ne disa raste i eshte afruar mjaft asaj. Keshtu, peshengritesja nga Koreja e Veriut, Park Hjon-Suk, ka fituar dje medaljen e arte ne kategorine deri ne 63 kg duke bere nje paraqitje mbreselenese. Medaljen e argjendte e fitoi Irina Nekrashov nga Kazakistani, derisa vendi i trete dhe medalja e bronzte i takoi peshengriteses nga Tajvani, Lujing Ci.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›