E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina ne duel me Majkell Felps

Majkell Felps i SHBA-ve, kampioni absolut i notit qe kater vjet me pare ne Athine fitoi gjashte medalje te arta, ka mundur te marre te arten e trete ne Pekin dhe eshte teresisht brenda objektivave te tij per te fituar 8 medajle ari dhe te shnderrohet ne triumfuesin absolut te te gjitha koherave. Felps ka triumfuar ne garen e 200 metrave stil i lire, por nuk eshte mjaftuar me kaq, pasi ka vendosur dhe kohen me te mire ne kete disipline, duke permiresuar rekordin e tij te meparshem te vendosur ne Melburn ne vitin 2007. Felps ka thyer rekordin me gati nje sekode, duke sigluar shifrat 1:42.96 nga 1:43.86 te nje viti me pare. Vendin e dyte ka merituar Park Tae-Huan nga Republika e Korese, i cili pati fituar arin ne garen e 400 metrave stil i lire diten e diel, por ngeli shume pas Felpsit dhe e arriti argjendin me kohen 1:44.85 sekonda, ose 1.85 sekonda pas kohes se amerikanit. Medajlen e bronzte e fitoi amerikani tjeter Piter Vanderkej me kohen 1:45.14. Por tani mediat ne mbare boten po i kushtojne nje hapesire te vecante duelit mes Majkell Felps dhe Kines, pasi amerikani duket i vetmi deri ne keto momente ne gjendje per te mbajtur ne valle vendin e tij, duke qene se vendi organizator i Lojerave Olimpike ka marre arratine me 13 medalje ari kundrejt 7 qe kane grumbulluar deri ne kete moment SHBA-te. Felps ka premtuar te arrije 8 medalje ari, cka do ta shnderronin ate ne sportistin me triumfator ne historine e Lojerave Olimpike, por i vetem ai e ka te veshtire te ruaje vendin e pare te amerikaneve si kater vjet me pare. Felps eshte 5 medalje larg objektivave te tij dhe eshte ende ne valle per t'i realizuar. Kina, deri tani, ka treguar nje force te jashtezakonshme ne disa prej disiplinave kryesore dhe premton akoma me shume medalje, per te thyer nje here e pergjithmone hegjemonine e SHBA-ve ne Lojerat Olimpike, pasi Rusia, deri pak kohe me pare kundershtari me i forte i amerikaneve, nuk po del me ne skene si e tille, qe pas shperberjes se ish-Bashkimit Sovjetik.

Amerikani Peirsol serish i arte

Aron Peirsol ka fituar medaljen e arte olimpik ne garen 100 metra ne shpine ne Pekin, duke vendosur njeheresh rekord te ri boteror, me kohen 52 sekonda e 54 te qindtat, qe eshte per 35 te qindtat e sekondes kohe me e shpejte se rekordi i meparshem, i cili eshte vendosur nga vete ai ne garat kualifikuese amerikane per Pekin. Medalja e argjendte ne kete gare i takoi amerikanit Metju Grevers, kurse ajo e bronzte rusit, Arkadi Viacanin.

J.Selimi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›