E Diel, 1 Nëntor 2026

Ari Han le jashte kuqezinjve Berishen dhe Bogdanin

Shenoi dy gola pak dite me pare. U be buje e madhe mediatike, madje presion ndaj trajnerit holandez per ta perfshire ate ne 18 emrat e miqesores kunder Lihtenshtejnit, por duket se rikthimi i Besart Berishes me fanellen kuqezi eshte ende larg per momentin. Nje vit me pare, pikerisht ne kete muaj ndaj miqesores me Malten, ish-lojtari i Hamburgut u demtua dhe qendroi jashte fushave te blerta jo pak, por gati nje vit kalendarik, duke rrezikuar madje dhe karrieren e tij. Sidoqofte, rikthimi i tij te goli (madje dy) me fanellen e Rozemborgut ishte nje lajm qe ngrohu opinionin sportiv ne vend, madje lekundi edhe holandezin Han, por qe nuk e bindi ate te per t'i gjetur nje hapesire ne perballjen e 20 gushtit talentit kosovar. Mesa duket Han kerkon te bindet qe ajo e Berishes nuk ishte vetem nje rastesi, ndersa Berisha do kerkoje te binde Hanin se eshte rikthyer ai i para demtimit.

Lista

Pjesa tjeter e emrave jane te njohur, megjithate edhe ketu ka vend per te diskutuar. Han ka thirrur vetem 2 portiere, Beqaj dhe Hidin, duke mos u influencuar aspak nga paraqitjet e Likes me Terekun ne kampionatin rus. Ne mbrojtje eksperiences se Currit, Dallkut dhe Vangjelit, Han ka vendosur t'i bashkangjise "emergjencat" Vrapi, Lila dhe Teli, me bindjen se do te mund te krijoje nje berthame te re ne mbrojtjen kuqezi. Me e qete duket situata ne mesin e fushes. Cana, Skela, Duro dhe Bulku jane kater elementet baze, por duke shtuar ketu dhe Agollin dhe bashkeveprimin e Hykes, i jep me shume gjalleri mesit te fushes. Ndersa ne sulm do te mungoje emri i Erjon Bogdanit. Shtatlarti kuqezi, ende i pa sistemuar ne nje ekip, eshte lene jashte nga Ari Han, qe ka preferuar lojtare te tjere te aktivizuar me gjate ne kete periudhen e fundit. Keshtu, dyshe e sulmit do te jete Salihi dhe Kapllani, ndersa parashikohen dhe disa minuta per Elis Bakajn te Partizanit. Miqesorja kunder Lihtenshtejnit eshte prova e fundit perpara startit te eliminatoreve te Kampionatit Boteror Afrika e Jugut 2010, start, te cilin kuqezinjte do ta bejne me Suedine e Zllatan Ibrahimovicit.

Emri Klubi

Arjan Beqaj Anorthosis

Isli Hidi Alki Larnaka

Debatik Curri Vorskla Poltava

Armend Dallku Vorskla Poltava

Kristi Vangjeli Aris Selanik

Endri Vrapi Elbasan

Andi Lila Tirana

Admir Teli Haxhetepe

Ansi Agolli Tirana

Lorik Cana Olimpik Marseje

Altin Lala Hanover 96

Ervin Skela Energi Kotbus

Klodian Duro Omonia

Ervin Bulku Krivbas

Jahmir Hyka Mainz 05

Elis Bakaj Partizani

Hamdi Salihi SV Ried

Edmond Kapllani Karlsruhe


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›