E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia e gabuar skualifikon Trashen, Topalli mposhtet nga Zhoao

Peshengritesi shqiptar, Gerti Trasha, disa here kampion Evrope dhe nenkampion bote, u skualifikua pas 3 provave ne stilin e shkeputjes ne Lojrat Olimpike "Pekin 2008", qe po zhvillohen ne Kine. 20 vjecari Trasha deshtoi ne 3 tentativat per realizimin e proves me 136 kg, e cila e skualifikon automatikisht per konkurrimin ne stilin e shtytjes. Shkak per kete zhgenjim te sportistit tone ishte strategjia e zgjedhur nga trajneri i tij. Akuza vjen nga shefi i delegacionit shqiptar, Fidel Ylli, i cili theksoi se gjithcka erdhi si pasoje e tentatives se stafit per te ngritur 320 kilograme ne dygaresh, shume me teper sesa mundesite reale te sportistit, cka solli dhe skualifikimin e tij nga konkurrimi. Edmond Topalli, xhudisti i vetem shqiptar dhe i pari sportist kuqezi, pjesemarres i kesaj disipline ne Lojerat Olimpike, mbylli pa asnje suksese aventuren ne "Pekin 2008", duke u mposhtur nga kundershtari i tij i peshes 81 kg, portugezi Neto Zhoao. Shkodrani 28-vjecar, i cili zuri nje vend ne Lojerat e 29-ta Verore, fale fteses se Komitetit Olimpik Nderkombetar, u eliminua ne turin e pare eliminator. Topalli, kampion kombetar ne Shqiperi ne xhudo dhe me pjesemarrje ne kampionatet boterore kualifikuese ne Itali (2007), Angli (2007) dhe Gjermani (2008), nuk arriti t'i imponohej nje kundershtari me pervoje si portugezi Zhoao.

Trajneri

Trajneri Deda, njeriu qe stervit Gerti Trashen ia vuri fajin ndryshimit te orarit mes Tiranes dhe Pekinit per kete rezultat te dobet te sportistit te tij duke theksuar se dicka e tille nuk eshte marre parasysh gjate stervitjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›