E “çmendura” Ke$ha

Çmenduritë e këngëtares Ke$ha nuk kanë të ndalur. Këngëtarja ka publikuar një klip ku shihet duke pirë diçka që sipas këngëtares, është urina e saj.
Para se të pinte, këngëtarja po i thoshte mikut të saj të ngushte se si e ëma e saj, dikur shoqërohej me një grua e cila e pinte urinën e saj çdo ditë.
"A nuk është kjo e mirë për ju? Do ta pi tërë urinën time”, po u thoshte ajo miqve teksa ndodhej në veturë.
Një gjë të tillë këngëtarja kishte thënë se e ka bërë edhe me parë. Ke$ha është një nga këngëtaret e cila nuk heziton të provoj përvoja të ndryshme, shpeshherë ekstreme. Madje, këto gjëra ajo nuk heziton as edhe ti diskutoj e demonstrojë në publik./Indeksonline/