E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arid Uken e kercenon burgimi i perjetshem

Prokuroria kerkoi burgim te perjetshem per Arid Uken. Prokurori Jochen Weingarten tha ne Frankfurt se Arid Uka ka vepruar me paramendim dhe djallezi pikerisht kjo e ben te rende fajin e tij. Ai eshte verbuar nga propaganda dhe ka marre pjese ne te ashtuquajturen lufte e shenjte si individ. Ai donte te merrte pjese ne Xhihad dhe ndjente urrejtje ndaj ushtareve. Uka donte te vriste amerikane tha prokurori gjerman. 

Kosovari i lindur ne Frankfurt ishte akuzuar per vrasje te dyfishte dhe per tentative te trefishte vrasjeje. Ai e ka pranuar fajin ne fillim te procesit me 2 Mars se ka qelluar per vdekje dy ushtare amerikane dhe dy te tjere i ka plagosur. Une kam dashur ti vras ushtaret pati deklaruar ai.

Prokuroria pati vleresuar me pare se atentatori ka vepruar i vetem dhe jo si anetar i ndonje organizate apo grupi. Ai ka qene nen ndikimin e fuqishem te propagandes se Xhihadit ne internet. Sipas shpjegimeve te tij ai ka pare ne internet sjellje brutale te ushtareve amerikane te cilet tregoheshin duke plackitur nje shtepi dhe duke dhunuar tri vajza.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Aeroporti ne Frankfurt Vete Uka eshte distancuar disa here here nga sulmi i tij i pergjakshem dhe nga propaganda islamike. Myslimanit i lejohet kjo vetem per tu mbrojtur ne qofte se ata e sulmojne personalisht ka thene Tetor i akuzuari ne seancen e trete te procesit para senatit mbrojtes te shtetit ne Frankfurt . Pyetjes se shtruar nese eshte e pranueshme ne fene e tij vrasja Arid Uka i eshte pergjigjur - Natyrisht jo Une besoj ende ne zot theksoi ai.

Kur Arid Uka donte te qellonte ndaj ushtarit te peste arma nuk i funksionoi. Ushtaret amerikane ishin duke udhetuar per ne Afganistan ne kuader te misionit ISAF prandaj atentatori i kishte vene ata ne shenjester per ti vrare. Sulmi me 2 Mars mbahet si i pari sulm islamik ne Gjermani. 

Autor ag/Kelmendi

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›