E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rete e zeza te krizes - Dyshja Mer-kozy para shume sfidash

Merkel dhe Sarkozy paten nje pushim te shkurter shplodhes ne kalimin e viteve euro e mori disi veten gjate diteve te pushimit tregjet u qetesuan paksa dhe Franca mori papritur noten me te mire te agjencive te vleresimit te riskut AAA. Por tani fillon puna e vertete Ne takimin Merkel-Sarkozy tema te rendesishme jane ndihmat miliardeshe per Greqine si dhe financimi i ombrelles se ardhshme te shpetimit ESM e cila do te filloje te funksionoje ne mes te ketij viti. Por Sarkozy sjell edhe nje tjeter teme me vete.

Surpriza e Sarkozy-se per takimin ne Berlin

Takimi i pare ne vitin e ri mes kancelares dhe presidentit pritet te mos jete i lehte. Pasi Sarkozy ka sjelle me vete nje surprize. Ministri i tij i Financave Francois Baroin e njeh permbajtjen Meqenese nje pjese e madhe e krizes eshte shkaktuar nga zhvillimet ne industrine e financave ne mendojme se nje takse mbi transaksionet financiare eshte nje detyrim moral. Ne duam ta veme ate shpejt ne zbatim. Sot ne e dime se nuk duhet te humbasim kohe per kete arsye taksa do te zbatohet deri ne fund te vitit.

Bildunterschrift Aksi gjermano-francez rivihet ne prove ne 2012-n

Qeveria ne Paris ushtron trysni. Deri ne fund te muajit taksa duhet te miratohet ne France dhe te vihet ne zbatim sa me shpejt. Presidenti Sarkozy theksoi se Franca nuk do te prese te tjeret. Tani ai do te perpiqet te binde kancelaren Merkel per planet e tij. Franca do te jete pararoje tha keshilltari i presidentit Guaino. Nuk do te pritet me gjate per vendimin. Franca do te jape e para shembullin e mire. Natyrisht eshte me mire nese Gjermania bashkohet me me. Por nese ne do ta vendosim taksen vetem atehere shpresojme qe te tjeret te pasojne e natyrisht ne vecanti Gjermania.

Gjermania desheron qendrim te harmonizuar

Berlini e ka refuzuar veprimin e njeanshem gjermano-francez edhe pse kancelarja Merkel ne parim e mbeshtet taksen per transaksionet financiare. Ajo mbajti te njejtin qendrim si presidenti Sarkozy ne BE dhe ne G-20. Por Gjermania desheron nje qendrim te njesuar te shteteve te BE-se ose te pakten te vendeve te Eurozones. Edhe Komisioni i BE-se u shpreh kunder veprimit te njeanshem njesoj si kryeministri italian Monti i cili te premten e kaluar 6.1. ishte per vizite ne Paris Kabineti im eshte i hapur per nje takse mbi transaksionet financiare. Kuptohet se eshte e rendesishme qe asnje vend te mos vendose me veprim te njeanshem nje takse te tille.

Bildunterschrift Kryeministri italian Mario Monti jo kunder transaksioneve por kunder veprimeve te njeanshme

Tema takse mbi transaksionet financiare do te preokupoje me shume sa pritet Merkelin dhe Sarkozy-ne gjate takimit ne Berlin. Por edhe kriza e borxheve ne BE do te jete nje teme e rendesishme. Megjithe sinjalet e lehta pozitive ne fund te vitit mbi Europe jane mbledhur serish re te zeza Greqia ka veshtiresi ne reduktimin e borxhit ekonomia ne vende te goditura nga kriza si Spanja vazhdon te shenoje renie dhe optimizmi ne bursa eshte i ulet. Dyshja Merkozy ka nje axhende te mbushur plot edhe gjate vitit 2012.

Autor Anne-Christine Heckmann / E. Xhani

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›