Arifi zyrtarisht në krye të PD-së në Luginën e Preshevës
Ish-kreu i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi edhe zyrtarisht u zgjodh mbrëmë kryetari i partisë së sapoformuar Partia Demokratike në Luginën e Preshevës.
Arifi në një fjalim në kuvendin e kësaj partie sqaroi se përse formoi partinë e re shqiptare në Luginën e Preshevës.
”Programi i PD-së është i dalë nga vullneti i popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës, i bazuar në referendumin e 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992, në marrëveshjen paqësore të Konçulit dhe Dekleratën politike të këshilltarëve shqiptarë të tre Kuvendeve komunale të Luginës së Preshevës”, theksoi Nagip Arifi, i cili ka braktisur Partinë për Veprim Demokratik (PVD) që drejtohet nga Riza Halimi.
Sipas tij, formimi i PD-së kurrë nuk do të jetë për shpartallim të pushteteve ku udhëheqin shqiptarët, përkundrazi ky subjekt në të ardhmën sipas tij, do të jetë ombrellë për zgjidhje të problemeve të popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës. (INA)