E Shtunë, 31 Tetor 2026

E blen 60 funta e shet për 430 mijë

Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 21:00

Një makinë garash Bugatti, e cila ishte blerë për 60 funta në vitin 1950, tani është shitur në një ankand për 430 mijë funta.

Bugatti tip 35 e vitit 1924, u zbulua nga Jack Perkins në një aerodrom të Nottinghamshire dhe u restaurua për ta sjellë në gjendje garash.

Dihet se makina garoi në Indianapolis 500 më 1936 dhe në American National Championship më 1938.

Inxhinieri Perkins, i cili vdiq në vitin 1992, vazhdoi të garojë me makinën në fjalë deri në moshën 78 vjeçare.

Makina u nxor në ankand nga e shoqja e Perkins dhe ajo fitoi 430 mijë funta, por ende nuk është bërë i ditur emri i blerësit.

Revista “Autocar” e ka përshkruar Bugatti-n tipi 35 si “makina e garave më e bukur e të gjitha kohërave”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›