Arigona Zogaj mund te kthehet ne Austri
Nga Express me 22 nentor 2010 ne ora 1936
Organizata joprofitabile Volkshifle thote se vajza nga Kosova Arigona Zogaj qe e kishte humbur luften tetevjecare per te mbetur ne Austri tash e ka lejen qe te kthehet pasi ishte debuar veren e kaluar.
Arigona 18 vjecare ishte detyruar te largohej nga Austria ne muajin korrik se bashku me nenen e saj dhe dy vellezer me te vegjel.
Ajo ishte kercenuar se do ta bente vetevrasje ne nje video qe do te transmetohej ne televizionin lokal nese detyrohet te largohet nga Austria.
Grupi Volkshifle njoftoi sot se autoritetet e kane miratuar kerkesen per viza per te kater anetaret e kesaj familjeje dhe se ata po planifikonin te ktheshin brenda disa diteve te ardhshme.