Zgjedhjet ne Rahovec te qeta
Ne zgjedhjet e jashtezakonshme per kryetar te Komunes se Rahovecit te zhvilluara dje gjithcka ka shkuar normalisht. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor deri ne oren 1530 kane votuar mbi 40 e zgjedhesve. Mekanizmat pergjegjes per administrimin e procesit zgjedhor ne Komunen e Rahovecit dhe Policia e Kosoves njoftojne per zhvillimin e nje procesi te rregullt zgjedhor pa incidente ne kete komune. Nga raportimet qe jane derguar nga menaxheret e 34 qendrave te votimit ne 71 vendvotime deri ne kete moment nuk eshte raportuar per ndonje parregullsi apo ndonje incident qe do te demtonte imazhin e ketij procesi zgjedhor beri te ditur kryetarja e KQZ-se Valdete Daka. Per mbarevajtjen e procesit zgjedhor ne aspektin e sigurise eshte pergjegjese Policia e Kosoves qe ka te angazhuar gjithsej 200 pjesetare policore ndersa zedhenesi i policise Baki Kelani njoftoi se deri me tani nuk eshte raportuar per ndonje incident apo parregullsi. Per kryetar komune garojne kandidatet Xhelal Canziba PDK Luljeta Kadiri LDD Smajl Latifi AAK Ibrahim Kryeziu LDK dhe Rexhep Oruqi AKR.