Vetevendosje Nuk mbeshtesim AKR ne Rahovec
Levizja Vetevendosje deklaroi dje se ne zgjedhjet e djeshme per Komunen e Rahovecit jane perhapur thashetheme se kjo levizje perkrah kandidaturen e kandidatit te AKR-se per kryetar komune ne Rahovec. Si rezultat i ketyre thashethemeve eshte krijuar konfuzion i madh te shume simpatizues dhe aktiviste tane si dhe te popullata ne kete komune thuhet ne nje komunikate te Vetevendosjes. Per hir te se vertetes kjo levizje njofton opinionin se nuk merr pjese ne zgjedhjet per kryetar komune ne Rahovec dhe nuk eshte ne koalicion me asnje subjekt politik rrjedhimisht nuk perkrah asnje kandidat te asnje subjekti politik qe garon ne ate komune. Ne shprehim indinjaten tone te thelle ndaj ketij akti dhe ftojme te gjithe simpatizuesit e levizjes lsquoVetevendosje qe te mos bien pre e ketyre thashethemeve tendencioze qe kane per qellim shfrytezimin e simpatise qe ne e gezojme ne popull per te fituar vota ne menyre te pandershme thuhet ne reagimin e sekretariatit per media te kesaj partie.