E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli dhe Bode, jo kandidimit për kreun e PD Rozeta Rapushi

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e perjashtoi dje veten nga kandidimi per postin e kryetares se Partise Demokratike. Menjehere pas perfundimit te mbledhjes se kryesise se selise blu, Topalli u kujdes te sqaroje se ajo personalisht nuk do te kandidoje per te qene ne krye te kesaj force politike. Ndonese eshte nje emer shume i perfolur se fundmi ne media se ndoshta do te jete ajo qe mund te marre postin e drejtueses se Partise Dermokratike, vete Topalli mohoi dje gjithcka. "Nuk kandidoj per kryetare e Partise Demokratike. Nuk ka qene kurre ambicia ime", - beri te qarte dje Topalli pas celjes zyrtare te gares brenda Partise Demokratike per nje lidership te ri, pas doreheqjes se Sali Berishes me humbjen ne zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit. Por nga ana tjeter, Topalli vleresoi dje faktin qe pati fatin te punoje me Sali Berishen per gjithe kete kohe, duke mos harruar vleresimet per te. "Jam krenare dhe fatlume qe kam punuar me Sali Berishen. Berisha eshte arkitekti i Shqiperise moderne. Eshte lideri i Shqiperise Demokratike", - nenvizoi dje Topalli. Por nga ana tjeter, duket se as ministri ende ne detyre i Financave, Ritvan Bode, nuk do te jete pjese e gares per kreun e ri te PD-se. Kjo per faktin se Bode u shpreh dje se do te mbeshtese lidershipin e ri. "Kjo nuk eshte gjeja me e rendesishme per mua. Per mua, ka qene nje kenaqesi dhe fat i madh qe kam punuar me Sali Berishen ne dite te mira dhe ne dite te keqija. Do te vazhdoj te kontribuoj per konsolidimin e metejshem te partise, do te jem ne mbeshtetje te lidershipit te ri", - u shpreh Bode. Te pyetur nese do te kandidojne per postin e kreut te PD-se, Astrit Patozi, Sokol Olldashi por edhe Flamur Noka, nuk u pergjigjen per pyetjen konkrete, por deklaruan se ka kohe dhe do te merren vesh se shpejti kandidaturat per kete post. Nderkohe qe po dje, edhe kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, nje nga emrat me te perfolur si zevendesues i mundshem i kryeministrit Sali Berisha, preferoi te mos komentoje nese do te kandidoje apo jo ne kete post. Kandidatet per postin e kreut te selise blu, do te behen publike brenda nje jave dhe me pas sipas keshillave te Sali Berishes, do te nise puna per zhvillimin e zgjedhjeve ne te gjithe territorin e vendit. Domosdoshmeria e zgjedhjeve ne PD, erdhi pas doreheqjes dy dite me pare nga ky post i kryeministrit dhe kreut te PD-se qe nga viti 1991, Sali Berisha. Vendimin Berisha e mori ne perfundim te procesit te numerimit te votave ne zgjedhje nga ku rezultoi se Partia Demokratike pesoi nje humbje te thelle dhe doli ne opozite. Rezultat per te cilin, Berisha e mori te gjithe pergjegjesine dhe deklaroi largimin nga te gjitha funksionet ne PD, por do te qendroje vetem si anetar i thjeshte.

DEKLARATA

"Nuk kandidoj per kryetare e Partise Demokratike. Nuk ka qene kurre ambicia ime. Jam krenare dhe fatlume qe kam punuar me Sali Berishen. Berisha eshte arkitekti i Shqiperise moderne. Eshte lideri i Shqiperise Demokratike", u shpreh dje pas mbledhjes se kryesise, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Zgjedhja e kreut te ri te PD nga Kuvendi Kombetar

Ne statutin e Partise Demokratike percaktohet nder te tjera edhe zgjedhja e kreut te ri te kesaj force politike. Pikerisht ne nenin 39 te ketij statuti, ne kompetencat e Kuvendit Kombetar, renditet se nje prej tyre eshte nder te tjera edhe miratimi i statutit dhe zgjedhja e lidershipit. "Kuvendi Kombetar zgjedh me votim te fshehte Kryetarin e Partise si dhe vendos per shkarkimin e Kryetarit te Partise mbi bazen e nje mocioni mosbesimi te miratuar nga me shume se gjysma e anetareve te Keshillit Kombetar", - thuhet ne kete nen. Me propozim te Kryesise Qendrore ose te Keshillit Kombetar, ky organ ka te drejten edhe te zgjedhe Kryetaret e Nderit, i cili ka vend e vote ne organet qendrore te PDSH per gjithe jeten si dhe te vendose per shperndarjen e partise ose bashkimin me nje ose disa parti te tjera. Nderkohe qe dje, kryeministri kerkoi votimin per zgjedhjen e kreut te ri, sipas parimit nje anetar nje vote.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›