E Diel, 1 Nëntor 2026

"Boom" prodhimesh bujqesore vendase, 700 mije ton nga Lushnja

Prodhimet bujqesore “Made in Albania”, duket se gjate ketyre diteve po shenojne nje “boom” te vertete eksportesh, teksa gjithmone e me shume po i gjejme te pranishme dhe ne tregjet vendase. Keshtu, sipas te dhenave, vetem ne tregun e shumices nga Lushnja, dalin cdo dite mbi 700 mije ton prodhime bujqesore. Teksa te interesuar per to, jane jo vetem tregtaret e huaj, kryesisht ata nga vendet me te ftohta fqinje si Serbia apo Kosova, por edhe tregtaret vendas. Kujtojme sakaq, se gjate kater viteve te fundit, niveli i eksporteve te prodhimeve bujqesore ne rrethin e Lushnjes, gjate periudhes se muajve qershor-korrik, ka pesuar nje rritje deri ne nivelin prej 52%. Duke shkaktuar keshtu, edhe nje nxitje me te madhe ndaj fermereve te kesaj zone, per rritjen e siperfaqeve te tyre prodhuese, si edhe kultivimin e sa me shume prodhimeve bujqesore te stines. Nderkaq, sipas te dhenave qe ofron Keshilli Shqiptar i Agrobiznesit (KASH), jane mbi 200 ton produkte bujqesore te cilat eksportohen drejt te gjitha tregjeve rajonale, por dhe drejt vendeve te Bashkimit Evropian-se. Teksa eksperte te bujqesise, nga ana e tyre bejne te ditur se prodhime shqiptare jane te kerkuara ne tregjet e huaja dhe interesi per keto prodhime po shenon rritje.

Prodhimet bujqesore “Made in Albania”, 2 here me lire se rajoni

Aktualisht, cmimet e prodhimeve bujqesore qe tregtohen ne Shqiperi, jane rreth dy here me te lira se ne vendet e rajonit, Kosove, Maqedoni, Mal i Zi, por dhe ne vendet e Bashkimit Evropian. Kjo eshte bere me dije per mediat, nga vete kreu i Keshillit te Agrobiznesit Shqiptar (KASH), Enver Ferizaj, sipas te cilit, rritja e ndjeshme e produkteve bujqesore vendase ka sjelle renie te ndjeshme te cmimeve te shitjes se tyre. "Eshte kjo nje nga arsyet pse konsumatoret duhet te orientohen drejt prodhimit vendas, por edhe pse ato jane me cilesore, pasi bujqesia shqiptare nuk njeh praktikat e stimulimit dhe klima e vendit tone favorizon rritjen e produkte natyrale",- ka shtuar ai lidhur me nje fakt te tille.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›