E Diel, 1 Nëntor 2026

Ariot Myrtaj shqiptari, qe po "pushton" kinemane nju jorkeze

Nje tjeter shqiptar vazhdon te preke shkelqimin ne kinemase amerikane. Pas lajmeve premtuese per karrieren e Eliza Dushkut dhe Masiela Lushes, eshte radha e nje djali, qe te sjelle informacione te reja, qe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ai quhet Ariot Myrtaj dhe ndonese nuk njihet ne Shqiperi aq sa vajzat, qe permendem eshte nje aktor i suksesshem, qe karrieren e ushtron jashte kufijve. Ne fakt duket, se Arioti e ka nisur rrugen e tij artistike si model, por realisht ne karrieren e tij numerohen nje numer i konsiderueshem filmash, ne te cilat ai shfaqet me nje performance shume te arrire. Aktori, pervec filmit "Nje dashuri shqiptare", ne te cilin ka luajtur rolin e nje djali nga Ulqini, do te paraqitet edhe ne disa filma te shkurter ne New York, qe do te xhirohen gjate vjeshtes. Por duke ruajtur ende tiparet e tij shqiptare, Arioti po mendon njekohesisht, qe te krijoje nje shoqate te aktoreve shqiptare ne Amerike, te cilet do te mund te ndihmonin njeri- tjetrin ne projekte te ndryshme artistike. Per rolin e tij ne filmin e regjisorit shqiptaro-amerikan Roko Markolovic, "Nje dashuri shqiptare", Arioti eshte shprehur, se gjithcka e ka arritur fale nje audicioni, per te cilin kishte mesuar prej nje te njohuri te tij boshnjak. "Per filmin me ka njoftuar nje boshnjak, i cili eshte pronar i nje restoranti ne Manhattan. Me regjisorin jam takuar vetem kur kam shkuar ne audicion. E kam kaluar heren e pare dhe mandej jam thirrur perseri. Aty Roko me ka thene: 'Urime ti je aktori qe do te luaje rolin kryesor". Une ne kete film paraqitem ne rolin e nje ulqinaku", eshte shprehur djaloshi per gazetat kosovare. Shume shpejt, produksionet perkatese do te nisin xhirimet per krijimet e reja ne te cilat performon edhe aktori shqiptar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›