E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkaterronin ujesjellesit per skrap, dy bien ne pranga

Gramsh- Ne rrezik ura dhe ujesjelles, hekurat priten per skrap. Policia e Elbasanit ka arrestuar ne flagrance Xhevdet Lamcja, 51 vjec, me banim ne lagjen "Emin Matraxhiu" dhe Skender Memini, 42 vjec, pasi jane kapur ne flagrance nga sherbimet policore te komisariatit te Gramshit, duke transportuar 12 cope tuba hekuri me gjatesi 1,5 metra, te cilat i kishin prere ne uren e lumit Tomorrice dhe po i transportonin me nje mjet tip "Nisan", me targa EL 1624 B, e cila ishte ne pronesi te Skender Meminit. Dyshohet se tubat do te dergoheshin per t'i shitur per skrap. Te njejtet persona dyshohet se tre jave me pare kane prere disa tuba tek nje pompe uji ne fshatin Xhorxhovine ne Gramsh. Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar tubat bashke me automjetin. Ndaj te akuzuarve jane ngritur akuzat e vjedhjes, shkaterrim te rrugeve dhe shkaterrim te rrjetit ujites. Denoncimi eshte bere nga banoret e zones, kurse agjentet kane ndjekur veprimet e dy te dyshuarve derisa i kane kapur ne flagrance duke transportuar materialet e vjedhura.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›