E Shtunë, 31 Tetor 2026

Departamenti i Shtetit: Withers nuk përfaqëson SHBA-në

TIRANË- Ambasadori Arvizu, Ambasada Amerikane në Tiranë dhe deklaratat zyrtare të qeverisë amerikane pasqyrojnë politikën tonë dhe marrëdhëniet me Shqipërinë”. Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit qartësoi qëndrimin zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me deklaratat e ish-ambasadorit withers, të cilat kanë qenë kritike ndaj qeverisë kohët e fundit.

“John Withers nuk flet në emër të Departamentit të Shtetit, ose të Qeverisë së SHBA. Siç sqaroi edhe ai, deklaratat e tij pasqyrojnë opinionet e tij personale”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit. Ish-ambasadori amerikan Withers deklaroi pak javë më parë në Shqipëri nuk u dha drejtësi për Gërdecin dhe se pas 15 marsit 2008 kryeministri Berisha kishte ndryshuar.
(el.me/GazataShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›