Arjan Beqaj: “Si një ëndërr, duam vendin e tretë”
“Si në një ëndërr”. Portieri shqiptar Arjan Beqaj e meriton ta përjetojë. “Për ne është një fitore shumë e rëndësishme. Tani ne do të përqendrohemi në ndeshjet e ardhshme”. Anorthosis Famagusta me fitoren 3-1 kundër Panathaniaikosit u shndërrua në ekipin e parë qipriot që arrin një fitore në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Por pas euforisë së jashtëzakonshme në Nikosia të Qipros, vjen edhe një paralajmërim i Beqajt, përpara dy përballjeve rresht me Interin e Murinjos e Ibrahimoviçit. i botuar në uefa.com.
“Tani ne kemi katër pikë, por na presin edhe katër ndeshje të tjera. Dhe qëllimi ynë i parë është vendi i tretë, kështu në do të vazhdonim në Kupën UEFA. Por, për këtë duhet të punojmë mirë në të ardhmen’, - thotë portieri, i cili kundër Interit premton se do të bëjë të pamundurën, me të cilën ndajnë edhe kryesimin e grupit B.
“Portieri shqiptar me pritjet e tij në fazën e kualifikuese i siguroi ekipit të tij edhe pjesëmarrjen në fazën e grupeve”, - shkruan uefa.com. Beqaj, i cili i vuri drynin Verder Bremenit në Gjermani pësoi golin e parë pas shtatë ndeshjes, madje edhe atë nga pika e bardhë e penalltisë. Dita e tretë dhe e katër ndeshjeve e vendos skuadrën qipriote përballë Interit.
Sinisa Dobrasinoviç, autori i një goli kundër Panathinaikosit shpreson te një fitore. “Interi është natyrisht favoriti. Është një skuadër e fortë, i cili llogaritet në top-favoritët për të fituar titullin”, - tha ai. “Por ne besojmë te vetja jonë dhe jemi të bindur se do të japim gjithçka në ndeshjet e ardhshme”.
E Enjte, 02 Tetor 2008