Marseja, lojtaret furnizojne avionin

Sikur te mos kishte mjaftuar humbja 2-1 ne fushen e Atletico Madrid, lojtaret e Marsejes kane humbur edhe nje pjese te te hollave nga portofoli i tyre.
Pas ndeshjes ne Madrid mbremjen e djeshme, avioni nuk eshte ngritur nga pista per nje arsye sa qesharake aq edhe te vertete. Sipas gazetes “La Provence”, kompania e furnizimit me karburant “Barajas” nuk ka marreveshje me “Aigle Azur”, kompani ajrore me te cilen udheton Marseja. Kjo ka bere qe spanjollet te mos pranojne karten e kreditit, duke detyruar lojtaret te paguajne 3300 euro per 2800 litra karburant.
“Eshte e pabesueshme ajo qe ndodhi. Nuk me kishin zene syte asnjehere nje gje te tille”, u shpreh komandanti i avionit. Nese Cana & Co kane humbur disa te holla ato do t’u kthehen pas mberritjes ne shtepite e tyre, ajo qe ata nuk marrin dot me, jane piket e humbura ne “Vincente Calderon”.