E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid, politike mbrojtese per te rinjte

Ne intervisten dhene per “Radio Marca”, Mijatovic theksoi se politika e klubit nuk jane vetem blerjet por eshte edhe investimi me te rinjte si ne rastin e Gago, Higuain apo Marcelo.

Drejtori sportiv i Real Madrid, Pedja Mijatovic ka ritheksuar edhe nje here se ne muajin janar klubi nuk do beje asnje blerje, nese gjithcka do shkoje sipas parashikimeve.

Ne intervisten dhene per “Radio Marca”, ish sulmuesi madrilen theksoi se politika e klubit nuk jane vetem blerjet por eshte edhe investimi me te rinjte si ne rastin e Gago, Higuain apo Marcelo. Duke komentuar merkaton e deshtuar te veres, Mijatovic shtoi se politika me kembengulese e klubit eshte te mbaje ne grupin aktual lojtaret qe ka.

“Gjate veres tjeter e dime se duhet te blejme 2 ose 3 lojtare te medhenj por ne muajt e ardhem do bejme nje plan te detajuar planifikimi”, theksoi drejtori “merengues”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›