E Diel, 1 Nëntor 2026

Arjan Beqaj do të kryejë një vizitë të specilaizuar në Belgjikë

Famagusta - Portieri i përfaqësueses shqiptare, Arjan Beqaj, vazhdon të vuajë ende me dëmtimet e tij. Pas problemeve të kapura me gishtin, tani portierit i janë shfaqur probleme në gju. Drejtuesit e klubit të Anorthosisit kanë vendosur ta dërgojnë portierin e tyre për një vizitë të specilizuar në Belgjikë.

Beqaj nuk ishte pjesë e organikës së skuadrës së tij në barazimin e fundit me Verder Bremenin në Famagusta. Gjithashtu ai mungoi edhe në ndeshjen miqësore të përfaqësueses shqiptare me Azerbaixhanin.

Klubi qipriot kërkon të sigurohet plotësisht për gjendjen e gjurit të portierit, dhe pritet që vizita në Belgjikë të dalë pozitive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›