E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inzagi me golin e mbrëmshëm kalon përsëri i vetëm në krye

Start - Filipo Inzagi, me golin ndaj Portsmuthit, kalon përsëri i vetëm në krye të golashënuesve më të mirë në kupat e Europës, me 65. Supergoli nuk i vlejti vetëm Milanit për të kaluar grupin, por i shërbeu shumë edhe vetë “vrasësit të portave”.

Gjatë gjithë takimit ai qëndroi në hije, dhe +u desh vetëm një moment që të bënte pluhur e hi ëndrrat e anglezëve për një fitore historike me Milanin. Inzagi barazoi takimin 2-2, vetëm në minutat shtesë me një gol të mrekullueshëm.

Sulmuesi italian u barazua nga Rauli në tabelën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në kupat e Europës, vetëm para dy ditësh. Rauli me golin e shënuar me skuadrën e tij, Realin, në ndeshjen me Bate Borisovin, arriti të barazonte shifrën e Inzagit, 64 gola.

Ndeshja e mbrëmshme ishte një mundësi e mirë për “Super Pipon” që të kalonte përsëri i vetëm në krye, dhe për këtë qëllim Ançeloti e aktivizoi përgjatë 90 minutave të lojës kundër Portsmuthit.

Inzagi aktualisht është në moshë më të madhe se Rauli, dhe kjo mund të ndikojë që ai ta lërë më shpejt futbollin, dhe si pasojë t’i japë mundësi spanjollit të dalë në krye.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›