E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani-Flamurtari shtyhet për shkak të Ditës së Pavarësisë

Elbasani - Ndeshje e planifikuar për t’u luajtur ditën e sotme, Elbasani-Flamurtari, shtyhet për nesër pas kërkesës së drejtuesve vlonjat. Drejtuesit e Flamurtarit kanë kërkuar shtyrjen e takimit për shkak se në qytetin e pavarësisë do të ketë festime të ndryshme ditën e sotme.

Kërkesa e drejtuar në Federatë është pranuar është pranuar nga këta të fundit, dhe takimi do të luhet nesër në të njëjtën orë siç ishte programuar për sot, në 14:00. Nesër do të luhen edhe takimet e tjera të javës së 13-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›