Arjan Beqaj i gatshëm në përballjen me Maltën
Famagusta - Portieri i përfaqësues shqiptare të futbollit, Arjan Beqaj, do të jetë i gatshëm në përballjen me Maltën për eliminatoret e kampionatit botëror 2010. Beqaj u dëmtua në datë 4 nëntor në përballjen me Interin për Ligën e Kampioneve, dhe që nga ajo kohë ai nuk është aktivizuar as për një minutë.
Portieri kosovar i Anorthosit në kampionatin qipriot ka filluar stërvitjen individuale para dhjetë ditësh, dhe do të jetë i gatshëm në përballjen me APOP këtë fundjavë. Drejtuesit e klubit kampion të Qipros shprehen të gatshëm për të lejuar Beqajn të grumbullohet me Shqipërinë në muajin shkurt.