E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare, Ksabi Alonso futbollist i Realit të Madridit

Klubi anglez i Liverpulit bën të ditur në faqen zyrtare se ka pranuar ofertën e madrilenëve për të shitur mesfushorin e përfaqësueses spanjolle. “FC Liverpul konfirmon se ka pranuar ofertën për shitjen e Ksabi Alonsos në drejtim të Realit”, thuhet në komunikatë.

Blerja e radhës e presidentit të Realit, Florentino Perez, i ka kushtuar atij 34 milionë euro. Ndërkohë, trajneri i Liverpulit po mendon për të gjetur zëvendësuesin e Alonsos, ku më i përfoluri është mesfushori i Juventusit, Kristian Poulsen.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›