E Diel, 1 Nëntor 2026

Juve, braziliani Diego pritet të debutojë kundër Milanit

Ish-mesfushori i Verder Bremenit po vazhdon me sukses rikuperimin pas një dëmtimi të lehtë që pësoi para pak kohësh. Mediat italiane raportojnë se braziliani do të jetë në dispozicion të teknikut Çiro Ferrara në përballjen e trofeut “Berluskoni”, në stadiumin “San Siro” të Milanos.

Edhe vetë futbollisti është shprehur optimist për debutimin e tij me “Zonjën e Vjetër” më 17 gusht përballë Milanit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›