E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arjan Roben, jo largimit nga Çelsi

ASA (Albania Sport Agency)- Arjan Roben, i cili është rikuperuar nga dëmtimi i ligamentit në gju, nuk është ende gati për te qenë në aksion. Agjenti i holandezit fluturues Arjen Roben, babai i tij Hans Roben, konfirmoi se djali i tij nuk do të largohet nga Celsi. Pohimi është bërë në revistën gjermane "Kicker": "Arjen nuk është duke menduar aspak largimin nga Celsi dhe nuk ka asnjë klauzolë e cila e lejon atë të largohet më parë. Por, asnjëherë nuk dihet se cfarë mund të ndodhë në futboll. Në fund të fundit është djali im që vendos se cfarë të bëjë". Mesfushori i Celsit, ndryshe nga ai kaluar, nuk ka lënë mbresa gjatë këtij sezoni me "Blutë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›