E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, të dielën 100 ndeshje në Serinë A

Kievo-Livorno. Një takim i vecantë për Erion Bogdanin. Sulmuesi shqiptar, në përballjen e së dielës mes veronezëve dhe toskanëve, do të luajë takimin nr.100 në Serinë A. Dhe për këtë takim ai do t'i rikthehet formacionit, pasi në ndeshjen e mesjavës Lacio-Kievo ai qendroi në stol, duke hyrë në fushë vetëm në pjesën e dytë. Në Serinë A Bogdani ka veshur fanellën e tri skuadrave, Rexhinës, Sienës dhe Kievos. Ndeshja e parë e 30-vjecarit në kampionatin italian është ajo e 6 shkurtit të vitit 2000, Rexhina-Bolonja, të cilën kalabrezët e fituan me rezultatin 1-0. Në 99 takime të luajtura në Serinë A Bogdani ka shënuar 21 gola, 4 me Rexhinën, 13 me Sienën dhe 4 me Kievon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›